Interi vazhdon marshimin dhe merr fitoren e tetë radhazi në Serie A! Skuadra e Contes (i dënuar në tribunë) nuk njeh kundërshtar dhe fiton edhe pse me vuajtje ndaj Torinos. U deshën 61 minut që Interii të gjejë golin e avantazhit në fushën e Torinos dhe kalon përpara me penalltinë e realizuar nga Lukaku.
Izzo gabon në ndërhyrje ndaj Lautaro Martinez dhe futet me vonesë, aq sa për arbitrin Valeri ska asnjë dyshim për të akorduar 11-të metërsh.
Lukaku përballë Sigirut realizon golin e avantazhit për djemtë e Contes i cili ndodhet në tribunë pasi i skualifikuar. Por, Sanabria arrin të barazojë disa minuta më pas me anë të një goditje këndi dhe rrëmuje brenda zonës së rreptësisë ku Handanovic priti goditjen e Zaza por topi mbeti aty.
Por, 5 minuta nga fundi, Lautaro Martinez fluturoi te një krosim i ardhur nga Hakimi dhe me kokë gjeti devijimin perfekt duke mposhtur Sirigu dhe duke i dhënë Interit fitoren e tetë radhazi në kampionat dhe duke mbajtur larg ndjekësit, tashmë që duhet të përgjigjen ose arratisja do të jetë shumë e madhe.