500 mjekë të spitaleve COVID-19 të Kosovës do të vaksinohen këtë të shtunë dhe të dielë në Kukës. Në qendrën e vaksinimit, mjekët u vizituan nga Kryeministri Edi Rama i cili u prit me mjaft entuziazëm. Sapo kreu i qeverisë u fut në sallë mjekët nga Kosova u çuan në këmbë dhe duartrokitën të gjithë në shenjë mirënjohje ndaj tij.
Mjekët që po vaksinohen në Kukës janë nga vija e parë e luftës me COVID dhe për ta është krijuar një hapësirë të veçantë në ambientet e pallatit të kulturës “Hasan Prishtina” në Kukës.
Nisja e procesit të vaksinimit u prit me shumë emocion dhe nga kreu i Sindikatës të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, i cili tha se ‘vëllai i madh e tregoi veten’ dhe se Rama dha mesazhin më të bukur dhe të fortë se ‘vëllai -vëllanë e mbështet gjithmonë”. (Lexo.al)