Shpallet kompania fituese për Aeroportin e Vlorës. Është një bashkim i kompanive të regjistruara në Zvicër, Mabco Construction (Mabetex Group) (50%); YDA – Group (48%); 2A Group SH.PK (2%), ku vlera e investimit është 103.966.030 Euro.

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se ky aeroport do të jetë shtëpia e “Air Albania”, teksa tha se pas pak javësh do të hapet aeroporti i Kukësit.

“Do të jetë shtëpia e Air Albania, do ketë industri të re të mirëmbajtjes së avionëve, do jetë një sektor i ri brenda industrisë së avionit, fakti që me negociimin e kontratës sa i përket aeroportit të Ramës, hapja e Aeroportit të Kukësit vetëm pak javë më pas.