Luka Modric pati një ndeshje shumë të veçantë pasditen e djeshme, teksa zbriti në fushë për herën e 135 me fanellën e Kombëtares së Kroacisë, duke thyer rekordin e arritur nga Dario Srna me 134 ndeshje.

Mesfushori e festoi rekordin me një fitore 1-0 ndaj Qipros dhe pas ndeshjes, në grumbullim, ai u nderua nga shokët e ekipit. Të gjithë lojtarët e Kombëtares kroate u ngritën në këmbë duke duartrokitur për kapitenin e tyre.