Në selinë e PD janë orë të ethshme, teksa vijon përzgjedhja e listës së deputetëve për zgjedhjet e 25 Prillit. Por, më të ethshme janë edhe debatet nëpër studiot televizive apo lidhjet live nga selitë e partive.
Në një lidhje direkte nga selia e PD për emisionin “Open” në Top Channel, gazetarja Elda Menga përcolli detajet se ç’po ndodhte në selinë blu, por pas krahëve të saj u shfaqën disa gropa të mbushura me ujë në oborrin e SHQUP-it.
Kjo nuk i shpëtoi nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, i ftuar në studio, i cili nuk ngurroi të lëshonte batutën e radhës.
“Këta që s’rregullojnë dot oborrin e tyre, nuk e rregullojnë dot Shqipërinë”, tha Mazniku, pas lidhjes direkte të gazetares nga selia e Partisë Demokratike.