Gafat e Lulzim Bashës nuk kanë të sosur. Pak ditë më parë kryetari i PD Lulzim Basha bëri një gafë në prezantimin me të rinjtë duke u shprehur se do e “bëjë ditën natë”, në vend që të thoshte të kundërtën “natën ditë”.

Sëfundmi në rrjetet sociale po qarkullon me shpejtësi gafa e Lulzim Bashës e bërë gjatë urimit të festës së Sulltan Novruzit për gjithë besimtarët bektashinj. Në vend që të shprehej se kjo ditë e veçantë shënon “fitoren e dritës mbi errësirën”, Lulzim Basha thotë të kundërtën, “shënon fitoren e errësirës mbi dritën”. “Gëzuar Sulltan Novruzin, por dua t’u uroj të gjithë shqiptarëve të çdo besimi këtë ditë të veçantë e cila shënon fitoren e errësirës mbi dritën dhe në këtë mënyrë simbolizon shpresën dhe besimin tek e ardhmja”, dëgjohet të thotë Basha duke shënuar një tjetër gafë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DNSH ™ (@dnsh)