Taulant Balla ka folur për mënyrën e fletës së votimit në zgjedhjet e 25 prillit tha se ajo duhet të jetë sa më e thjeshtë dhe e kuptueshme për qytetarët që të mos krijojë mundësi që ajo të bëhet e pavlefshme. Për këtë Balla tha se modeli i fletës së votimit të Kosovës është perfekt.

“Një fletë votimi sa më të thjeshtë që të reduktojë çdo lloj mundësia për votë të pavlefshme. Sa më e thjeshtë dhe e kuptueshme fleta e votimit aq më pak e mundshme bëhet mundësia e shqiptareve të bëjnë atë të pavlefshme. Modeli i Kosovës është një model perfekt. Duhet të kuptojmë se kemi një sistem numërim ende me numërues partiak dhe fleta do të jetë e tillë që të kapet dhe të skanohet në aparaturën e posaçme. Partitë e vogla të papërfaqësuar në grupet e numërimit të kenë aksesin e drejtpërdrejte që të ndjekin përmes videos dhe ekranit ta ndjekin këtë proces. Historia e PD me numrin e pafund të kandidatëve është një vonesë e krijuar në mënyrë të pakuptimtë, pasi nuk ka asnjë kuptime që LSI e kupton kodin zgjedhor si ne dhe PD si 7 x 7 bëjnë 42.”, tha Balla.

Sekretari i Përgjithshëm i PS theksoi gjithashtuse se PD dhe LSI nuk u dhanë mundësinë emigrantëve të votojnë, bllokuan të gjithë vendimmarrjen.

“PD dhe LSI nuk u dhanë mundësinë emigrantëve të votojnë, bllokuan të gjithë vendimmarrjen Nuk kam se çfarë ju the, PD dhe LSI duhet të mbajnë në përgjegjësinë e plotë të një bllokimi të pakuptimtë që Shqipëria duhet ta kishte bërë këtë hap në këto zgjidhje. Mungesa e votës së emigrantëve është turp i tyre”, tha Balla.