Dhjetëra të rinj kanë ftuar në një takim deputetin socialist Fatmir Xhafaj ku i kanë ofruar mbështetjen e tyre në fushatë elektorale, duke ndarë edhe sugjerimet e tyre lidhur me politikat rinore që duhet të ndërmerren në katër vitet e ardhshme. Ndër të tjera, Xhafaj i siguroi të rinjtë se krahas reformës në drejtësi, prioriteti i tij kryesor në parlament gjatë mandatit të tretë do të jenë të rinjtë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai falënderoi të rinjtë për mikpritjen dhe dashamirësinë duke shkruar: #23 Një shoqëri s’ka kuptim pa të rinj e të reja të cilët duhet të jenë pararojë e ndryshimeve duke oksigjenuar të gjitha mjediset ku është i nevojshëm ideali, zëri dhe veprimi i tyre.

Kënaqësi të bashkëbisedoja me djem e vajza të shkëlqyer teksa vendosëm objektivat përtej zgjedhjeve të 25 prillit. I garantova me bindje e siguri të plotë se politikat rinore do të jenë për mua një betejë po aq e rëndësishme sa ajo për implementimin e plotë të reformës në drejtësi. Në zgjedhjet e 25 prillit vota nuk lidhet veç me partinë por edhe me individin ku këtë herë ashtu si idetë duhet të bashkojmë edhe vullnetin për të zgjedhur një të ardhme ndaj të cilës kemi detyrimet tona. Jam i bindur që beteja jonë do vijojë deri në fund ku këtë herë të rinjtë nuk mbajnë në dorë veç flamurin e fitores, por edhe atë çka do të ndërtojmë së bashku pas 25 prillit. #Forca #23✅

#ShqipëriaEArdhmjaJonë??
#BetejaVazhdon 2️⃣3️⃣✔️
#psnjësia10?