Xhelal Mziu duket se e ka marrë seriozisht fushatën. Ai ka lënë mënjanë makinat luksoze me të cilat lëviz dhe ka postuar një foto me çizme e majë një kali, ndërsa shkon fshatrave për fushatën zgjedhore.

Madje, ka zgjedhur të mabjë në kokë kapuçin tipik sovjetik. Mziu është parë t’i bashkohet popullit vullnetarish për t’i pastruar dëborën nga pragjet.

“Nga maja e Ilnicës do të nisë #Stuhia (murlani) i fitores! ?Pas më shumë se dy orësh rrugë në #këmbë, arritëm në fshatin Ilnicë. Aty ku njerëzit janë larguar nga mungesa e shtetit” – thotë nga Dibra Xhelali i Kamzës.