Të dish cilat janë pikat e tua të dobëta, të ndihmon në vetëdijësimin e tyre dhe ju përgatit në përmirësimin e unit tuaj në të ardhmen. Duke i kthyer ato në forcë dhe do t’ju ndihmojnë t’i përdorni gjithnjë në avantazhin tuaj.

Dashi

Dashi mund të jetë një shenjë bujare dhe energjike, por është e paduruar dhe mund të shpërthejë me agresivitet për gjëra që mund të pendohet më vonë.

Demi

Demi është një nga shenjat më llupëse që rrezikon shumë po të mos kujdeset në lidhje me ushqimin.

Binjakët

Binjakët e kanë huq të flasin më shumë se ç’duhet dhe ndonjëherë merren me thashetheme.

Gaforrja

Gaforret janë të rrezikuara ndaj varësive, pasi kanë prirjen të mos duan t’i ndryshojnë gjërat, por t’i lënë siç janë.

Luani

Luani ka ego të zhvilluar dhe varësia nga vëmendja mund t’i kthehet në problem.

Virgjëresha

Virgjëresha është pak e ngurtë, e tepron me racionalitetin dhe ka një mani për të kontrolluar gjërat.

Peshorja

Peshorja nuk di të bëjë kompromise dhe ka një varësi ndaj gjërave të luksit.

Akrepi

Akrepi është shenjë misterioze e pasiononte, por njëkohësisht është hakmarrëse dhe e prirur për të pasur varësi ndaj seksit.

Shigjetari

Shigjetari mërzitet shumë lehtë dhe e ka të vështirë të përqendrohet në gjëra të qëndrueshme.

Bricjapi

Bricjapi e tepron me seriozitetin, aq sa bëhet pesimist. Shpesh ata shihen si njerëz të ftohtë.

Ujori

Ujori është shenjë e pavarur dhe e ka të vështirë të krijojë gjëra zyrtare, serioze. Fiksohet me ndjenjat dhe e humb fillin nga realiteti.

Peshqit

Peshqit janë ëndërrimtarë aq të ndjeshëm, sa ofendohen me një fjalë. Dëshira e madhe për t’u ndier të dashuruar i bën shumë kërkues nga kjo anë.