Çfarë do të ndodhë në muajin Mars dhe cilat janë shenjat më të favorizuara dhe më pak të favorizuara? Pse jemi në 13 ditët e fundit problematike? Astrologu i mirënjohur Jorgo Pulla sqaroi rreth ndikimit negativ të Mërkurit tek yjet duke theksuar se jemi në 13 ditët e fundit, fatale të Mërkurit.
“Do shikojmë gjëra vendimtare me Mërkurin, duhet të korrigjojmë gabimet e të shkuarës. Kryesisht të sjell vonesat, për të cilat duhet të kemi parasysh. Njerëzit që ende nuk e kanë mbyllur një çështje, duhet të mundohen ta mbyllin sa nuk është vonë. Flas për njerëzit me dokumentacion, nuk duhet të jenë kokëfortë sepse sjell problem fatale”, tha Jorgo në programin “Abc e Pasdites”.
Megjithatë këtë muaj ka shenja që janë të favorizuara dhe jo të favorizuara. Astrologu nënvizoi se shenjat që duhet të kenë kujdes këtë muaj janë Demi, Gaforrja dhe Bricjapi. Ndërsa më të favorizuarat janë Dashi, Shigjetari dhe Peshqit.
Nga dashuria më të përkëdhelurit në Mars duket se janë të gjitha shenjat, por Jorgo sugjeron që të mos nxitohen duke qenë të matur në njohjet dhe lidhjet. Sipas tij, dy shenjat më me fat në dashuri, gjatë këtij muaji janë Binjakët dhe Shigjetarët.