Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi deklaron se verifikimi elektronik i votuesve do të zbatohet për herë të parë në Shqipëri në zgjedhjet elektorale të 25 prillit 2021.
Celibashi publikon në rrjtin social Twitter një video ku tregohet se si do të verifikohen votuesit, teksa paralajmëron se pajisja verifikon dhe pengon votimin e dyfishtë.
“Verifikimi elektronik i votuesve do të zbatohet për herë të parë në Shqipëri në zgjedhjet elektorale të 25 prillit 2021‼ Kujdes! Pajisja verifikon dhe pengon votimin e dyfishtë. Ndiqni videon!”, deklaron Celibashi.