Kryeministri Edi Rama ka folur për zgjedhjet e 25 prillit duke thënë se personat që rezultojnë të infektuar me Covid-19 duhet të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi. Rama: Do bëjmë të njëjtën gjë si të gjithë vendet e tjera që pë rata të cilët janë të testuar pozitiv dhe nuk janë negativizuar, nuk bëhet fjalë fare, duhet të qëndrojnë në shtëpi, duhet të vetëkarantinohen.

Është e vërtetë ky shqetësim dhe kanë bërë të gjithë vendet e tjera kështu sepse ka pasur një sërë zgjedhjesh në këtë kohë pandemie dhe kështu është vepruar. Janë të parët njerëzit që duhet të marrin përgjegjësinë për këtë, por për fat të mirë nuk ka pasur të dhëna shqetësuese post elektorale mbi shëndetin e njerëzve, pra nuk ka pasur rritje të infektimeve. Të gjithë njerëzit duhet të përpiqen që të ketë radha, por nuk ka pasur problem se këtë e kemi parë me shumë kujdes.