Piepol blogu i sondazheve Europe Elects ka dalë në një parashikim mbi rezultatet e zgjedhjeve parlamentare, të cilat do të mbahen më 25 prill në Shqipëri.

Siç duket nga rezultatet e mëposhtme nqs zgjedhjet do të zhvilloheshin sot Partia Socialiste do të fitonte e vetme me 2 pikë % rritje nga 2017, ndërkohë që LSI vazhdon rënien.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të Europe Elects në Twitter, partitë shqiptare që do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit renditen kështu: – PS: 50% (+2); – PD: 38% (+1); – LSI: 9% (-2); – PDIU: 2%.

Për arritjen e këtyre rezultateve është marrë një kampion prej 1,600 personash, dhe puna në terren është zhvilluar nga 25 shkurti deri në 09 mars. Ky blog nuk bën vet sondazhe por i është referuar atij të kompanisë prestigjoze të sondazheve “MRB”, që në Shqipëri bashkëpunon me Euronews Albania.