Kryeministri Rama përmes një “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë mandatit të dytë.
Teksa na ndajnë 17 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, Rama në formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me nurin e personave të proceduar në kuadër të “Operacionit Forca e Ligjit”.
“Sa është numri i personave të proceduar në kuadër të “Operacionit Forca e Ligjit”? 390 persona apo 1 041 persona?”, pyet Rama.
Më pas në storyn pasardhës kryeministri ka faktuar se 1.041 persona u arrestuan dhe u proceduan në kuadër të operacionit Forca e Ligjit, duke shtuar se tashmë ata janë venë në duart e sistemit të ri të drejtësisë.