Kryeministri Edi Rama përmes një “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë mandatit të dytë.

Teksa na ndajnë 11 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, Rama në formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me numrin e punonjësve që u mbështetëm me paga lufte vetëm në sektorin e turizmin gjatë pandemisë.

Më pas ai ka faktuar se 10 mije punonjës, në 1.214 biznese të sektorit të turizmit, u mbështetën me një shumë prej 0.4 miliardë lekësh në formën e pagave të luftës për përballimin e efekteve të pandemisë.

“S’ka kohë për pushim”, shkruan kryeministri.