Policia në Poloni ka arrestuar të enjten presidentin e Komitetit Olimpik Polak, Radosław Piesiewicz, nën dyshimin se ka marrë ryshfete nga një tregtar kriptomonedhash në këmbim të marrëveshjeve të sponsorizimit.

Piesiewicz, i cili konsiderohet i afërt me krahun nacionalist të së djathtës polake, dyshohet se ka marrë përfitime financiare nga Zondacrypto, kompani për të cilën autoritetet polake pretendojnë se ka lidhje me grupe nacionaliste të opozitës, krimin e organizuar dhe shërbimet ruse të inteligjencës. “Radosław Piesiewicz është arrestuar”, konfirmoi ministri i Sportit i Polonisë, Jakub Rudnicki, në një postim në rrjetin social X.