Kryeministri Edi Rama përmes një “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë mandatit të dytë.
Teksa na ndajnë 20 nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, Rama në formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me numrin e klasave sportive që u rikthyen në sistemin arsimor parauniversitar. “Sa klasa sportive riktheym nësistemin arsimor parauniversitar? 120 klasa 223 klasa”, pyet Rama në storyn e tij.
Më pas në storyn pasardhës kryeministri ka faktuar se sot janë rikthyer 223 klasa sportive në sistemin arsimor parauniversitar, duke theksuar se në vitin 2013 ishin 0.