Ka vijuar vaksinimi masiv me kalendar të kombinuar, për të moshuarit +60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike. Në 24 orët e fundit janë kryer 10,329 vaksinime. Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 304,498 doza të vaksinës ndaj COVID19.

Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.

Ndërsa ditën e hënë nis vaksinimi i të gjitha stafeve të hotelerisë që do të sjellë një lehtësim për sezonin turistik. Këtë fundjavë pritet të mbërrijnë në Shqipëri 90.800 vaksina AstraZeneca.