Kalohet numri i 100 kutive të numeruara në rang vendi në orën 2.20 të mëngjesit.
Në total, në 107 kuti të numëruara, Partia Socialiste kryeson me 13.279 vota ose 51.47% të totalit në rang vendi.
Partia Demokratike ka grumbulluar deri tani 9.864 vota, për një total prej 38.2%.
LSI është forca e tretë, por me diferencë të madhe, me 1.922 vota ose 7.4% të totalit.
PSD e Tom Doshit është e vetmja parti mes të voglave që kalon aktualisht pragun kombëtar të 1%.