Janë numëruar deri në orën 3.00 të mëngjesit 201 kuti në rang vendi.
Edhe pse është ende herët, trendi duket se po forcohet gjithmonë e më shumë në favor të Kryeministrit Edi Rama.
Aktualisht, Partia Socialiste ka grumbulluar 26.120 mijë vota ose 52.01% të totalit të numëruar.
Partia Demokratike, në rritje të dukshme nga rezultati prej 28% i 2017-s, ka aktualisht 18.991 vota ose 37.8% të totalit.
Lëvizja Socialiste për Integrim ka një rënie të frikshme, nga 19% i marrë në zgjedhjet e kaluara.
Aktualisht, LSI ka 3.458 vota ose 6.8% të totalit.
Rritja e PD deri në këtë moment duket e gjitha në kurriz të LSI, pa cënuar pozitat e PS.
E vetmja parti e vogël që kalon aktualisht pragun kombëtar të 1% është PSD e Tom Doshit.