Presidenti i vendit, ilir Meta doli ditën e sotme në një konferencë për mediat për të denocuar një rast, sipas tij korruptiv. Ai tha se Blendi Gonxhe e ka sjellë vërdallë, ndërkohë që në mesazhet e publikuara në Presidencë, doli qartë që Gonxhe i thotë s’ke pse paguan asnjë para, pasi çdo gjë do t’i zgjidhet ligjërisht nga ai.
Pas deklaratës së Metës ka reaguar dhe drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe i cili i është përgjigjur Presidentit duke publikuar videon që Ilir Meta e paraqiti vetëm si screenshot. “Meta nuk e klikoi videon që ta shfaqte në monitorin e sallës së Presidencës, ndaj dhe pas lumit të kërkesave për ta shuar këtë kureshtje po e postoj këtu tani! A ju kujton gjë Drini Kryemadhi?”- shkruan Gonxhe.