Situata në AlbControl është në normalitet të plotë. Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka bëri me dije se kontrollorët e kthyer në punë janë në krye të detyrës.
“Albcontrol në normalitet të plotë. Kontrollorët e kthyer në përgjigje të apelit tonë janë në krye të detyrës. Drejtësia të zbardhë deri në fund ngjarjen e rëndë. Plani i pengmarrjes dështoi”, shkruan Balluku.
Albcontrol në normalitet të plotë. Kontrollorët e kthyer në përgjigje të apelit tonë jane në krye të detyrës. Drejtësia të zbardhë deri në fund ngjarjen e rëndë. Plani i pengmarrjes dështoi.
— Belinda Balluku (@BallukuBelinda) April 9, 2021