Luani dhe Akrepi-Të dy këto shenja janë të apasionuara nga natyra, janë të dyja personalitete shumë të forta. Luani është pak egoist nga natyra dhe Akrepi kupton se me dashurinë e vet nuk e ndryshon dot. Të dy konfrontohen me njëri-tjetrin, në vend që të zgjidhin këtë konflikt.

Bricjapi dhe Dashi-Të dy këto shenja janë shumë ambicioze dhe të orientuara drejt objektivave, çka është dhe arsyeja që i tërheq drejt njëra-tjetrës. Megjithatë, Bricjapi është më kalkulues dhe më metodik në qasjet e tij. Nga ana tjetër, Dashi e ka gjithnjë me ngut të realizojë objektivat e veta. Të dy kanë tendencë të marrin vendime të nxituara dhe pa hezituar.