Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca ka qenë sot në shkollën “Dora d’Istria” në kryeqytet për të parë nga afër procesin e votimit. Ambasadori Soreca ka pyetur komisionerët për procesin e deritanishëm dhe iu ka uruar punë të mbarë. Ndërkohë ai iu kujtoi se ka shumë njerëz nga jashtë Shqipërisë që po ndjekin zhvillimet duke iu kërkuar të bëjnë sa më mirë punën e tyre.
“Ne do të jemi të pranishëm në të gjithë Shqipërinë por do doja ta fillonim ditën këtu me një këtë sistem të ri votimit. Ne do të shikojmë punën tuaj. Dëshiroj që ta dini që ka shumë njerëz që po ndjekin zhvillimet nga jashtë Shqipërisë. Nuk është se dua t’ju vë në presion, por pak që ta kuptoni që punën tuaj ta bëni sa më mirë”, deklaroi Soreca.