Ambasadorja amerikanë në Tiranë, Yuri Kim, i ka drejtuar një mesazh të fortë Ilir Metës pas deklaratave skandaloze për sfurqe dhe sepata duke nxitur dhunë në prag të zgjedhjeve. Ajo ka kërkuar nga ai që të ndalë thirrjet për dhunë të dielën, ndryshe do të mbajë përgjegjësi.  “Ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Ndal”- shkruan ambasadorja.

Reagimi i plotë i ambasadores Yuri Kim.

Është e papranueshme për këdo që të kërcënojë se qytetarët do të marrin “sfurqet” në 25 Prill nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë dënim. Ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Ndal