Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Talulant Balla ka reaguar pas deklaratës së Metës i cili vendosi të mbajë postin e Presidentit deri në përfundim të mandatit dhe jo të mbajë fjalën për dorëheqje siç premtoi më herët. Balla shkruan se me të mbaruar procesi i numërimit të votave do të bëhen gati letrat e pensionit të Ilir Metës.
“Askush s’ka pritur të mbajë fjalën për dorëheqje! Po ja të mbarojë procesi i numërimit dhe t’ia bëjmë gati letrat e pensionit, të pijë raki me çifteli me Saliun ke azili Lalzit!”- shkruan Balla.