Nga njësia nr.2 në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke thënë se një herë bëhet ‘batman’, i cili kërkon të kacavirret në muret e Kryeministrisë dhe një herë tjetër ‘barbie’.
Teksa foli për autokolonën e Bashës, që e shoqëron nëpër Shqipëri, Rama tha se ajo kushton diku te 4-5 milionë euro dhe ky është ndryshimi i vetëm sipas tij me atë të Rrapush Xhaferrit, se ai kishte makina të vjetra.
Rama: Dora e mbrapshtë e robit e ka penguar zhvillimin e Shqipërisë se vetë ne kemi rënë pre e atij zëri që na thotë mos o njerëz se kjo punë është kollaj fare, ju më jepni votën dhe unë jua bëj jetën fushë me lule.
Autokolona e Lulit kushton 4-5 milion euro. Ne na e kanë thënë patronazhistët se kush është brenda atyre makinave.
Luli është ngjit si ajo kukulla që e mbajnë me të mira. I keni parë fëmijët si i mbajnë kukullat. E gjeti Saliu kukullën që t’i nxjerri shqiptarëve para dhe t’i thotë Partia Demokratike e re.
Më pas u bashkua dhe Iliri dhe e kurdisi sipas dëshirës. Pastaj Luli njëherë bëhet batman dhe po ky batman bëhet barbie me flokë të zeza dhe ju këndon ninullat e jetës së re që do vijë, vetëm e vetëm që qytetarët t’i japin votën.