Kandidatja e Partisë Socialiste në Tiranë, Belinda Balluku vijoi sot takimet elektorale në zonën e Kombinatit, ku ndau me qytetarët planin e Partisë Socialiste për mandatin e tretë.
“Në çdo shtëpi për të biseduar e ndarë me këdo planin tonë për Shqipërinë e së nesërmes”, tha ajo .
Në rrugën që kemi nisur, tha para qytetarëve Balluku, na duhet mbështetja e të gjithëve, pasi vetëm së bashku do të mundemi të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për cilindo.