Kryetari I PD Lulzim Basha votoi ditën e sotme në çerdhen nr 13 në njësisë 8 në kryeqytet. Por ndërsa Basha kërkon votën e shqiptarëve ditën e sotme, bashkëshortja e tij Aurela Basha (Isufi)e braktisi sërish, duke u detyruar që të marrë shoqëruese “hua”.
Bashkëshortja e Lulzim Bashës, Aurela, nuk mund të votojë ditën e sotme, pasi nuk figuron fare në Shqipëri.
Që prej vitit 2004, Aurela Basha ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare dhe ka marrë atë hollandeze, duke mos votuar në asnjë palë zgjedhje për bashkëshortin e saj Lulzim Basha.