Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me qytetarë e biznese në Paskuqan. I shoqëruar nga i deleguari i PD për këtë zonë, Flamur Noka.
Gjatë takimeve, i shoqëruar me dhjetra makina të simpatizantëve të tij, stili i preferuar i kryedemokratit këtë fushatë nuk kanë munguar as incidentet.
Veç kaosit të prodhuar në rrugët e qytetit me parakalimet e automjeteve, simpatizantët demokrat janë përplasur edhe me njeri tjetrin.
Në foton e mbërritur në redaksinë e Lexo.al shihen dy automjete me flamujt e PD të aksidentuara në rrugë.
Ky incident nuk ka shkaktuar fatmirësisht pasoja në njerëz. Ndonëse fyerjet mes mbështetësve kanë vijuar për disa minuta.
Bllokimi i trafikut dhe insistimi i kalimtarëve për lirimin e qarkullimit, ka bërë që ky incindent mos të përshkallëzohej.