Është bërë e udhës tashmë që kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shkel masat e marra për parandalimin e përhapjes së Covid19. Në takimet e fushatës elektorale Basha shfaqet i rrethuar nga militantë të vetët të cilët nuk respektojnë asnjë masë e rregull të vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.
E njëjta shfaqje e Bashës u pa sot gjatë një takimi me ithtarë të Partisë Demokratike në zonën e ‘Astirit’ në kryeqytet.
Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca, i deleguar në këtë zonë, teksa ka parë pamjet ka reaguar përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook.
‘Edhe në këtë vigjilje të festës së ringjalljes vijon saga e udhëheqësit vdekjendjellës’, shkruan Ndreca.

Postimi i plotë: Edhe në këtë vigjilje të festës së ringjalljes vijon saga e udhëheqësit vdekjendjellës. Lulzim Basha sot në Astir vijon kokëfortësinë e çmendur të infektimit të ndjekësve të tij, kur duhet t’i udhëheq drejt vaksinimit.

Pamje sot janë të trishta kur mendon se pretendenti për Kryeministër nuk ka as edhe një grimcë përgjegjësie ndaj shëndetit të njerëzve. 25 Prilli do jetë një përgjigje kundra papërgjegjshmërisë.