Kryeministri Edi Rama u shpreh se LSI është një parti që tashmë nuk mund të përdoret më për qëllime të mira, siç dikur është përdorur nga PS.
Këtë deklaratë Rama e bëri, ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”.
Ai shtoi se dikur ka bashkëpunuar me LSI dhe nuk bëhet pishman, por me rrjedhjen e kohës, sipas tij ka rrjedhur edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.
Pyetje: E ke flakur kategorikisht LSI-në?
Rama: Është e vërtetë se kemi bashkëpunuar dhe nuk kam pishman se falë atij janë bërë plot punë të mira.
Koha ka rrjedhur dhe bashkë me kohën ka rrjedhur shumë edhe Ilir Meta dhe ka degraduar shumë edhe LSI dhe është kthyer në shëmbëlltyrën e mekanizmit të vet të brendshëm.
Kap ca të kapësh, kë të kapësh dhe kë të mundesh. LSI është e papërdorshme për qëllime të mira.
Që bashkë me kohën ka rrjedh edhe Meta ky nuk është sekret e dinë gjithë shqiptarët.