Vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 25 Prillit dhe beteja elektorale përpos terrenit, është përqëndruar edhe në audiencën online. Mbrëmjen e sotme, janë paralelisht, Kryeministri Rama, Presidenti Meta dhe kryetari i opozitës, Lulzim Basha në tre emisionet të ndryshme të cilat transmetohen gjithashtu LIVE në rrjetet sociale të secilit.
Siç shihet në fotot e mëposhtme, kryeministri Rama ka një audiencë rreth 15 herë më të lartë se Basha dhe rreth 60 herë më të lartë se Meta.