Numri i rasteve në rang global ka shënuar një rekord të ri. Gjatë javës së kaluar janë regjistruar 5,236,922 raste të reja, sipas të dhënave të botuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Rastet u rritën në të gjitha rajonet e OBSH-së, përveç Europës, e cila pa një rënie prej 3% të rasteve. Rritja më e madhe e rasteve ndodhi në Azinë Juglindore, në 57% gjatë javës së kaluar.
OBSH tha se një shpërthim i vazhdueshëm në Indi duket se po nxit rritjen e rasteve në Azinë Juglindore. Rastet e reja në Indi përbënin 94% të rasteve në Azinë Juglindore dhe gati 28% të rasteve në të gjithë botën.
Numri i viktimave në rang global ka shkuar mbi 3 milion. Sipas OBSH-së, u deshën nëntë muaj që bota të shënonte një milion viktima nga Covid-19 dhe vetëm tre muaj për të regjistruar mbi 1 milion raste.