Federata e Transportit e Telekomunikacionit pranë Konfedaratës së Sindikatave të Shqipërisë (KKSH) ka reaguar lidhur me ndërprerjen e punës nga ana e kontrollorëve në Rinas që solli dhe ndërprerjen e fluturimeve, duke e quajtur këtë një situatë të stisur nga politika e vjetër.

Në reagimin e kryetarit të federatës Tonin Gjinaj, thuhet se janë pranë qeverisë në zgjidhjen e kësaj situate me besimin që do u jepet mësimi i duhur konform ligjit përgjegjësve.

Federata e Transportit e Telekomunikacionit pranë Konfedaratës së Sindikatave të Shqipërisë (KKSH) me indinjatë mëson për ndërprejen e punës nga kontrolloret e ALBCONTROL, të stisur nga politika qorre e politikës së vjetër, në kundërshtim me nenin 197 të Kodit të Punës. Jemi pranë Qeverisë në zgjidhje të kësaj situate me besimin që do u jepet mësimi i duhur konform ligjit atyre që sot tentuan të bllokojnë lëvizjen e lirë të njerëzve. Në këtë kohë pandemie nuk ka greva, por solidaritet me njëri-tjetrin. Me konsideratë, Kryetari i Federatës së Transportit e Telekomunikacionit pranë KSSH Tonin Gjinaj “, thuhet në reagim.