Zëvendës kryeministri, Erion Braçe, ka deklaruar se kryetarja e PS në fshatin Shen e Premte, është terrorizuar nga anëtarë të Partisë Demokratike. Braçe thekson se ajo është kërcënuar pasi është drejtuese e PS, ndërsa shton se do të shkojë në zonë e do të bëjë kallëzim penal. Erion Braçe i bën thirrje qytetarëve që të votojnë, e të mos i japin mundësi kriminelëve të kthehen në Parlament.
“Janë dy tufë rrugaçësh që drejtohen nga Enkeleid Alibeaj dhe Saimir Koreshit kanë terrorizuar të gjithë zonën, kanë terrorizuar familjen e një gruaje që është kryetare e fshatit Shen e Premte. Jam duke shkuar të bëj kallëzim për çdo gjë që kanë bërë dje në darkë.
E kanë kërcënuar se është drejtuese e PS aty. Kam një thirrje për çdo shqiptar që të shkojë të votojë. Vetëm punë dhe asgjë tjetër, të mos u japim shans hajdutëve dhe kriminelëve të kthehën në Kuvend”, tha Braçe.