Zv/Kryeministri Erjon Braçe ka denoncuar në “Facebook” atë që ai e quan tërheqjen e qëllimshme dhe të kundraligjshme të numëruesve të PD nga Divjaka.
Në një postim, Braçe shkruan:
Kjo është një çmenduri!
Në Divjakë kemi një orë e tridhjetë minuta që presim PD të sjellë numëruesit për të numëruar votat.
Një orë e tridhjetë minuta!
Tani boll më!
PS i kërkon KZAZ të vendosë me votë nisjen e procesit të numërimit menjëherë.
Njerëzit duan të lexohet dhe numërohet vota e tyre.
Numërimi është i monitoruar, live për këdo.