Zëvendëskryeministri, Erion Braçe, mëngjesin e sotëm përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebeook, i ka bërë thirrje qytetarëve që në zgjedhjet parlamentare më 25 prill të votojnë PS, nga Tropoja në Ksamil.
Braçe shkuan se në fletën e votimit, PS është e vetmja parti e majtë dhe se e “majta e pasur e Lalëzit” nuk ka qenë kurrë e tillë, as në formim, as në qellim, as në veprim.
Zëvendëskryeministri përmes postimit të tij, ka shprehur se PS nuk përfaqëson asnjë parti tjetër në fletën e votimit, nuk përfaqëson asnjë kandidat të ndonjë partie, por vetëm partinë socialiste.
“Ne nuk kemi koalicion me asnjë”, shkruan Braçe, duke shtuar se i vetmi koalicion i PS janë njerëzit e thjesht e këtij vendi. “Mos krijoni LSI-ra të tjera, boll më”, shprehet ai. Braçe i fton të gjithë qytetarët t’i bashkohen Partisë Socialiste për të fituar, pa u ndarë në numra dhe emra.
KUSH ESHTE SOCIALIST
VOTON PARTINE SOCIALISTE!Kjo e para!
Ne fleten e votimit nuk ka asnje parti tjeter te MAJTE!…Posted by Erion Braçe on E martë, 6 April 2021