Zëvendëskryeministri Erion Braçe mëngjesin e sotëm i ka bërë thirrje qytetarëve të mos ndërpresin punën dhe të votojnë për Partinë Socialiste më 25 prill.
“Kemi punuar e ndërtuar vepra më shumë se kushdo tjetër në 30 vite” shkruan Braçe, në një postim në rrjetin e tij social Facebook, ku ka përmendur punën në Divjakë, Lushnje, Fier, Patos, Roskovec e Ballash.
Ai edhe mbrëmjen e djeshme ka renditur punët e bëra gjatë dy mandateve të fundit të Partisë Socialiste në qarkun e Fierit.
“Ne Grabian, Tre Ura, Stravec e Ferras, kemi bërë shumë, më shumë se cilido në 30 vite; Beme rrugen Autostrade-Tre Ura-Grabian, Ferras, Mertish, rrugen Tre Ura-Cerme, Tre Ura-Stravec-Germenj-Divjake, Grabian-Dushk Can;
Po bëjmë rrugën hyrëse në Grabian, rrugën Dushk Can-Shenkollas-Hallvaxhias-Germenj;
Bëmë ujësjellësin e ri te Grabianit, nga puset e reja, depoja dyfish me e madhe, rrjeti teresisht i ri;
Bëmë kopshtin e ri dhe shkollën e re 9 vjeçare;
Bëmë qendrën e re shëndetësore duke shembur plotësisht te vjetrën;
Bëmë kanalizimet e ujërave te zeza e te bardha;
Bëmë kanalet vaditese te para e te dyta ne fushën e Grabianit;
Bëmë urbanizimin e një pjese të madhe te Ferrasit;
Bëmë me rruge e te arritshëm Stravecin;
Bëmë rielektrifikimin e pjesës me te madhe te Grabianit;
Bëmë rindertimin e 80% te familjeve te komunitetit rom dhe egjiptian;
Bëmë dhe ndërtuam vepra!”, rendit zëvendëskryeministri.
“Ne veç punën kemi, asgjë tjetër! Vlerësoni punën!”, shkruan Braçe.
#MIREMENGJES!
FOOOOORCAAAA!
DERE ME DERE E KOKE ME KOKE ME NJEREZIT!Nese dikush ka punuar me shume se NE,
jepjani…Posted by Erion Braçe on E martë, 20 April 2021
BALLE PER BALLE E SY ME SY!
FJALA E FUNDIT;
NE GRABIAN ME NJEREZIT,
PER NJEREZIT, ME PUNE!Ne Grabian, Tre Ura, Stravec…
Posted by Erion Braçe on E martë, 20 April 2021