Tom Doshi ka dhënë dorëheqjen në orën 4 të mëngjesit nga Partia Social Demokrate.
Në një letër drejtuar KQZ, Doshi kërkon zëvendësimin e tij si deputet, në rastin eventual që PSD do të fitojë mandate në këto zgjedhje.
Aktualisht, PSD është në garë për tre mandate, dy në Shkodër dhe një në Tiranë.
Nuk janë të qarta arsyet e dorëheqjes së Doshit, i cilit do të zëvendësohet nga pasardhësi në listë në rast fitoreje.
Dorëheqja e Doshit është e parevokueshme.