Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka dhënë shifrat zyrtare pas numërimit të votave në mbi 4900 qendra, duke deklaruar se deri më tani PS kryeson me 74 mandate, ndërsa PD ka marrë 59 mandate.
Deri më tani PSD ka marrë tre mandate, duke iu afruar edhe LSI edhe cila ka marrë katër mandate. Nga numërimi i votave ka rezultuar se pjesëmarrja në votime ka qenë 45.72%.
“Në lidhje me ecurinë e deritanishme të procesit zgjedhor, ka përfunduar tërësisht numërimi për subjekte, në 4922 qendra votimi. Tirana dhe Durrësi procesi ka përfunduar në 11 qendra votimi dhe vijon ende në pjesën tjetër.
Procesi i numërimit të kandidatëve ka përfunduar në 12 vende të numërimit. Pjesëmarrja në zgjedhje pas përfundimit të numërimit është 45.72%. 1 551 921 zgjedhës kanë marrë pjesë nga 3393 748 zgjedhës”, deklaroi Celibashi.
Mandatet sipas partive
PSD -3 MANDATE
Balli kombëtar- 0 mandate
LDSH- 0 mandate
BD- 0 mandate
ABEOK- 0 mandate
LSI-4 mandate
Thurje – 0 mandate
LRE- 0 mandate
PD-AN- 59 mandate
LN- 0 mandate
PS- 74 mandate
Boiken Abazi- 0 mandate
Debreshi – 0 mandate
Iljaz Shehu – mandate
Kreshnik Merxhani – mandate
Pal Shkëmbi- 0 mandate