Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi tha se zyrtarisht në zgjedhjet e 25 prillit kanë votuar 46.32 përqind, e qytetarëve nga këto 47. 66 është pjesëmarrja e grave. Sa i përket kërkesave për pamjet filmike nga subjektet politike ai tha se po i shqyrtojmë.
Celibashi: Për kandidatët, deri në orën 14:00 ka përfunduar numërimi për kandidatët. Në përgjithësi ka shkuar ashtu siç janë përcaktuar rregullat në kodin zgjedhor, por janë raportuar probleme në disa VN.
Kemi dërguar në këto VNV inspektorë që kanë folu me ta. Rikonfirmoj që ne nuk do lejojmë asnjë transformim vote nga një kandidat te tjetri, çdo tentative është e kotë, kemi pamjet filmike, i them kandidatët të jenë të qetë se i kemi të gjitha mundësitë të verifikojmë votat.
Pjesëmarrja në zgjedhje: 46.32 përqind, nga këto 47. 66 është pjesëmarrja e grave. Ka pasur disa kërkesa për të marrë pamje filmike të procesit të numërimit të fletëve për partitë dhe koalicioneve nga procesi numërimit edhe komisariati i policisë 1 dhe 2. Edhe LSI ka kërkuar gjithashtu, jemi ne proces verifikimi.
Ka patur problematik nga më të ndryshmet, njëra një rivlerësim tjetër të rezultati, po dhe atyre fletëve që ka shenja vetëm për partinë apo KQZ, dhe përto KQZ i ka marrë në një zarf.
Ka pasur dhe diskutim për vlefshmërinë e fletës për dy kandidatë të së njëjtës subjekt. Kemi gjithë informacionin për verifikimin biometrik. Qëllimi i këtij projekti ishte të identifikojmë se kusha ka votuar ku.