Rikthehet në punë aplikacioni i KQZ-së, pasi ishte sulmuar. Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka njoftuar përmes një mesazhi në Twitter.
Celibashi njoftoi se rifilluan raportimet për pjesëmarrjen dhe mbi ecurinë e votimit nëpërmjet aplikacionit KQZ.
“?Normalizohet situata me aplikacionin KQZ. Rifillojnë raportimet për pjesëmarrjen dhe mbi ecurinë e votimit nëpërmjet aplikacionit KQZ.
#zgjedhjetshqiperi2021 #25prill2021 #kqz”, shkruan Celibashi.