Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi ka informuar mbi ecurinë e procesit të numërimit të votave për kandidatët.
“Procesi i numërimit të votave për kandidatët, drejt fundit. Vijon numërimi në 9 KZAZ (Tiranë, Durrës, Lezhë & Elbasan). Komisionerët & numëruesit të vazhdojnë numërimin pa ndërprerje deri në QV-në e fundit & të mos vonojnë hedhjen e të dhënave në sistemin elektronik të KQZ”, shkruan Celibashi.