“Çfarë agimi në Tiranë”, shkruan mëngjesin e sotëm kryeminisitri Edi Rama një ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit, teksa vijon numërimi i votave në të gjithë Shqipërinë.

Kryeministri Edi Rama ka postuar sot një foto nga agimi në qiellin e kryeqytetit shqiptar, teksa ka përshëndetur dhe ka uruar të gjithë ndjekësit e tij në rrjetin social, Facebook.

Ditën e sotme pritet të vijojë numërimi i kutive të qendrave të votimit në të gjithë vendin, ndërsa siç ka premtuar Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi pritet nxjerrja e rezultatit të njësisë 10 në kryeqytet ku është aplikuar votimi elektronik për herë të parë në këto zgjedhje.