Gjermania po planifikon të bisedojë me Rusinë në lidhje me marrjen e dozave të vaksinës Sputnik V, nëse miratohet nga rregullatorët e BE, shkruan CNN.
Në një intervistë për mediat, ministri i Shëndetësisë në Gjermani, Jens Spahn tha se ai ka njoftuar BE-në se Berlini do të flasë me Rusinë, pasi blloku e ka bërë të qartë se nuk do të nënshkruajë kontratë për blerjen e vaksinës Sputnik.
Duke folur për rëndësinë e bisedimeve, Spahn tha se: “së pari do të flasim kur ato sasi mund të dërgohen; në tremujorin e katërt apo në vitin 2022 ne mund të kemi akoma nevojë për Sputnik V të tjera”. Shteti gjerman tha të mërkurën se do të blinte në mënyrë të pavarur 2.5 milionë doza të Sputnik V, sapo të miratohet nga rregullatori i drogës i Bashkimit Europian.