Kina ka zgjeruar grupmoshën e popullsisë të synuar për vaksinimin kundër COVID-19 për të përfshirë personat e moshës 60 vjeç e lart, njoftoi sot Komisioni Kombëtar kinez i Shëndetësisë. “Personat e moshës 18 vjeç e lart janë të përfshirë në programin aktual të vaksinimit”, shkruhet në një dokument mbi vaksinimin COVID-19 të lëshuar nga Komisioni në faqen e tij zyrtare.

Sipas këtij dokumenti, tani rekomandohet që edhe personat e moshës mbi 60 vjeç të vaksinohen, pasi rrezikojnë të kenë simptoma të rënda dhe vde kje nëse infektohen me COVID-19. Këtë muaj, edhe Pekini dhe Shangai filluan zyrtarisht vaksinimin e mbi 60-vjeçarëve, sipas ”South China Morning Post”, që shton se deri në qershor Kina kërkon të vaksinojë 40% të popullsisë.