Europa ka regjistruar mbi 1- milion viktima nga Covid-19, sipas një njoftimi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Drejtori rajonal i OBSH-së për Europën Hans Kluge paralajmëroi se pavarësisht progresit të fushatës së vaksinimit në Europë, situata mbetet serioze.
“1.6 milion raste të reja raportohen çdo javë. 9500 raste për çdo orë, 160 të infektuar çdo minutë,” tha Kluge.
Në rang global, numri i viktimave nga Covid-19 është 2,988,953. Kurse, të infektuar janë 138,995,865, ndërsa numri personave të shëruar nga Covid ka shkuar në 114,611,668.