Në Libonik të Korçës ka rreth 1 ore që është pezulluar votimi, me urdhër nga KQZ.
Sipas burimeve bëhet me dije që ka pasur debate midis komisionerëve të PS dhe PD, këta të fundit me pretendimin se administrata e bashkisë është jashtë për presion.
Kësisoj komisionerët e PD kanë marrë vulat dhe janë larguar. Bëhet fjalë për qendrën e votimit 3822,3813. Pritet vendim i KQZ.